Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
A jeni gati për trendin e ri: Moda që po çudit njerëzit
Një tendencë e re e modës së mjekrës së meshkujve po “pushton” gradualisht botën. Tendenca e re e mjekrës “rrethore” mund të duket mjaft tërheqëse fillimisht, por disa kritikë të saj e kanë krahasuar ate me stilin e “kapakut të tualetit”.
Raportohet se për tendencën e fundit është fajësuar koha e gjatë e izolimit për shkak të Covid, që ka shtyrë shumë njerëz në ato që njihen tashmë si “krime kundër modës” teksa djemtë e mërzitur në të gjithë botën dalin me stile brutale teksa eksperimentojnë vetë me gërshërët dhe makinat e rrojës.
Në internet shumë persona janë shprehur se ky trend është me “skandal” sesa moda e flokëve ‘bisht’ që pushtoi vitet 80-të e 90-të.
Një prej kritikëve shprehej: “Ta quajnë më mirë stili ‘Kapak tualeti’”, ndërsa të tjerë flisnin me terma akoma më vulgare.
Ndërkohë, të tjerë janë shprehur se ky stil nxit njerëzit të ushtrojnë dhunë ndaj të zotëve: “Kjo e bën fytyrën tënde të duket më e përshtatshme për goditje grushti”.