Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Shënohen 10 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Në total numri i rasteve aktive është 152.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
