“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Vulin ofendon Osmanin: Po ta kishte fytyrën siç e ka barkun do të përkulej para “shtëpisë së verdhë”
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka fyer presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Ai ka reaguar keq pas deklaratës së Osmanit për gazetën prestigjioze gjermane “Der Spiegel” ku tha se pret që Serbia të gjunjëzohet për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Nëse Osmani do ta kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë do të përkulej para “shtëpisë së verdhë”, për serbët e vrarë për trafikim organesh, para eshtrave të familjes Stoliq, të vrarët në Gorazhdec, Grackë, Livadicë dhe të gjitha vendet e ekzekutimit. Vranë civilë serbë, goranë, romë, boshnjakë dhe madje edhe shqiptarë të cilët nuk dëshironin të ishin pjesë e UÇK-së”, ka thënë Vulin për tabloidin serb “Informer”,