
Xhaka ribashkohet me vajzën pas 6 javësh mungesë (VIDEO)
Granit Xhaka është kthyer në shtëpi pas Kampionatit Europian të shkëlqyeshëm, të luajtur nga Zvicra e tij (Spanja i eliminoi helvetët me penallti).
Në pritje të nisjes së pushimeve të merituara, ai përqafohet e çmallet me vajzën e vogël, pas gjashtë javësh distancë.
Gruaja e tij e bukur, Leonita, e ka përjetësuar momentin e përqafimit mes Xhakës dhe vajzës, duke e postuar videon në Instragram. Postimi i “pushtoi” të gjithë dhe brenda pak minutash mori shumë pëlqime e komente.