Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Një viktimë nga COVID-19 sot në Kosovë
Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405. Në total numri i rasteve aktive është 152.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
