Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Kthehet në Argjentinë, Messit “ia zë frymën” bashkëshortja … (VIDEO)
Argjentina është kampionia e re e Copa Americas. Skuadra e udhëhequr nga kapiten Lionel Messi në fushë, ia doli të triumfoj? me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brazilit në finalen e luajtur në “Maracana” dhe të ngrejë për herë të 15 në histori trofeun e Copa Americas.
Ditën tjetër, Messi me shokë fluturuan për në Argjentinë dhe me të mbërritur në destinacion, bashkëshortja e Leo Messit, Antonella Roccuzzo iu hodh në qafë dhe e “mbyti” me përqafime e puthje. Ky moment është bërë tejet “viral” në rrjetet sociale, çka tregon për lidhjen e ngushtë të çiftit.
Në fakt, personi i parë që telefonoi Messi, aty nga fusha e blertë e “Maracana”, ishte gruaja e tij. Pikërisht me atë e ndau lumturinë e trofeut të parë dhe kaq shumë të munguar me Argjentinën.