Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?
Vërshime: Pamje pas një shiu të furishëm në Londër
Londinezët u lanë të luftonin me ‘stuhinë biblike’ natën e kaluar ndërsa vërshimet goditën kryeqytetin dhe lanë një gjurmë shkatërrimi në të gjithë qytetin.
Si pasojë, ekipet e shpëtimit kanë evakuuar pronat mes frikës së tavaneve të shembura dhe disa stacioneve të metrove të detyruar të mbylleshin, shkruajnë mediat e huaja.
Ujërat e përmbytjes u derdhen nëpër rrugët e Portobello Road në Notting Hill pasi një shi i rrufeshëm goditi kryeqytetin në vetëm 90 minuta dhe në Raynes Park, në jug të Londrës, makinat u lanë të braktisura pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan kaos udhëtimi.