Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Përmbytje edhe në Turqi, konfirmohen 5 viktima
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin, deri më tani 5 persona kanë humbur jetën në Turqi.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi, sipas mediave vendase.
Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish. Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe vendndodhja e të cilave nuk dihet ende.
Ndërkohë rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.
Ndërkohë në Gjermani deri më tani kanë humbur jetën 42 persona si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet.