Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Shkon në mbi 130 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani (VIDEO)
Situata në Gjermani vijon të jetë katastrofike, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 133 në atë që konsiderohet përmbytja e shekullit. Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte “shtangur” nga shkatërrimi i shkaktuar nga përmbytja dhe premtoi mbështetje për familjet e dëmtuara.

“Në orën e nevojës, vendi ynë qëndron i bashkuar”, tha Steinmeier të Premten pasdite. “Është e rëndësishme që ne të solidarizohemi me ata nga të cilët përmbytja ka marrë gjithçka.“
Zyrtarët paralajmëruan që shifrat e viktimave mund të rriten akoma. Rreth 1,300 njerëz në rrethin Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit mbeten të pagjetur, megjithëse përpjekjet për t’i kontaktuar ata po pengoheshin nga dëmtimi i rrjeteve telefonike.

Ministri i brendshëm, Horst Seehofer, tha se Gjermania “duhet të përgatitet shumë më mirë” në të ardhmen, duke shtuar se “kjo është një pasojë e ndryshimit të klimës”.
Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët në disa komuna dhe në disa qarqe autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës.
