Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Raportohet se burrë e grua nga Kosova humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani
Gjatë ditës u raportua nga disa media në Kosovë dhe rajon se si pasojë e vërshimeve në Gjermani kanë vdekur një çift bashkëshortor nga Kosova. Sipas raportimeve trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Nga këto raportime thuhet se ata janë me prejardhje nga Komuna e Pejës.
Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Qeverinë e kosovës nuk kanë ende një informatë të konfirmuar për këtë rast.
Kjo Ministri thekson do të njoftojë lidhur me rastin në bazë të të dhënave zyrtare.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkëatdhetarëve. MPJD do të ju njoftojë lidhur me situatën bazuar në të dhënat zyrtare”.
Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti. Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.