Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Arrestimi i Fjolla Morinës dhe mallkimi i ish-gruas së Fisnik Sylës: Marrshin nga jeta atë që e meritojnë!
Ditën e sotme është arrestuar këngëtarja e shumë kërkuar Fjolla Morina, e cila u kap para lokalit të saj të fustaneve në Prishtinë. Në një video të mediave kosovare shihet momenti i arrestimit të këngëtares.
Martesa e saj me biznesmeni Fisnik Syla pati një “bujë” të madhe në media, pasi biznesmeni la gruan e tij dhe fëmijët për tu martuar me këngëtaren.
Në një intervistë ish bashkëshortja e Fisnik Sylës tha “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”. Ky “mallkim” duket se e ndoqi edhe këngëtaren e cila pas pushimeve përfundoi në pranga e policisë.

Njoftimi i Policisë:
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
SI NDOHI ARRESTIMI
Kanë kaluar 10 muaj nga arrestimi i parë i Fjolla Morinës në pikën kufitare në Morinë. Këngëtarja e njohur po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.
Gjatë një kontrolli në makinën e saj, policia gjeti dy pistoletat dhe më pas bëri të mundur ndalimin e Fjollës. Pasi u dha masa e dënimit “arrest shtëpiak”, Fjolla qëndroi pak kohë në një banesë në Kukës.

Por ajo nuk qëndroi shumë aty, pasi u arratis! Gjatë kësaj periudhe që ishte në arrati, Morina nuk i kurseu postimet në rrjetet sociale, ku ekspozonte jetën luksoze. Ajo madje ka lëvizur shumë lehtë edhe jashtë Kosovës e Shqipërisë.
Por ditën e sotme, këngëtarja është arrestuar në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve në Prishtinë. “Prive” ka publikuar një video ku tregohet momenti i arrestimit të saj.