Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Dadoja e harroi në veturë, vdes 2-vjeçarja
Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga nxehtësia dhe mungesa e ajrit, pasi kujdestarja e kishte harruar brenda në makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Kujdestarja quhet Uana Perez-Domingo dhe është arrestuar nga policia.
Ditën fatale, çerdhja ku shkonte dy vjeçarja ishte mbyllur, pasi dadoja e kishte çuar më herët se ditët e tjera. Si rrjedhojë kujdestarja kthehet bashkë me dy vjeçaren në shtëpi, për të pritur deri sa çerdhja të hapej.
Fatkeqësisht, kujdestarja në kthim për në shtëpi e harroi të voglën brenda, e cila vdiq nga nxehtësia dhe asfiksia. Mësohet se fëmija mbeti e mbyllur në makinë, me rripin e sigurimit vendosur dhe me xhama mbyllur.
Kujdestarja kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur u kthye në makinë, ku pa dhe trupin e pajetë të fëmijës.
Sipas raporteve të policisë, kujdestarja e ka kontaktuar nënën e fëmijës menjëherë, madje edhe para se të njoftojë urgjencën.