Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Një nga më tronditësit e shfaqur ndonjëherë: Filmi që triumfoi në Kanë
Çmimi më prestigjioz në Festivalin e Filmit në Kanë, Palme d’Or, shkoi për filmin “Titane”, një film horror-thriller i vitit 2021 me regji të Julia Ducournau.
Regjisorja franceze është gruaja e dytë që fiton çmimin dhe e para që e merr atë e vetme. Filmi, një bashkëprodhim francez dhe belg, tregon historinë e një vrasëseje që bën seks me makina pasi i ka mbijetuar një aksidenti në fëmijëri.JULIA DUCOURNAU
“Titane” mori kritika të ndryshme, përfshirë edhe ato që e përshkruajnë si një nga më tronditësit e shfaqur ndonjëherë në festival. Të tjerë vlerësojnë origjinalitetin.
I përshkruar si një film “horror për trupin”, “Titane” e ndërton historinë rreth një karakteri, Alexia (Agathe Rousselle) që ka një pllakë titani në kokë.
Në një intervistë për Deadline, regjisorja dhe skenaristja e “Titane”, e njohur për filmin “Raw”, e përshkroi procesin e krijimit të filmit si “copëza mendimesh”.
“Mendova për një makth që përsëritej. Nuk e përjetoj më, por dikur kam pasur një makth sikur lindja copëza të një motori makine. Ishte tepër shqetësues, por gjithmonë mendoja, ‘Ky është një imazh i bukur. Më pëlqen’. Por në të njëjtën kohë, dridhesha.”
Ducournau është e njohur në zhanrin e filmave horror me në qendër trupin.
Çmimet e tjera në festival:
Grand Prix: “A Hero” dhe “Compartment No. 6”
Çmimi i jurisë: “Ahed’s Knee” dhe “Memoria”
Aktori më i mirë: Caleb Landry Jones, “Nitram”
Aktorja më e mirë: Renate Reinsve, “The Worst Person in the World”
Regjisori më i mirë: Leos Carax, “Annette”
Skenari më i mirë: Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”
Camera d’Or: “Murina” nga Antoneta Alamat Kusijanovi?
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: Tian Xia Wu Ya by Tang Yi
Përmendje speciale nga juria për filmin me metrazh të shkurtër: “Ceu de Agosto” nga Jasmin Tenucci