
7 gra tregojnë momentin kur kuptuan se janë ~aseksuale~
Aseksual – Mungesa e një tërheqjeje seksuale ose dëshire për njerëzit e tjerë.
#1 – E kuptova ndërsa isha në një lidhje. Mendoja se seksi do ndodhte natyrshëm, kështu që prita…dhe asgjë. Pas një viti, kërkova në Google: ‘E dua të dashurin tim, por nuk dua të bëj seks’ dhe kështu kuptova gjithçka. (21 vjeç)
#2 – Ndihesha e hutuar dhe e humbur, pastaj lexova një roman romancë me një protagonist aseksual dhe gjithçka kishte kuptim. (36 vjeç)
#3 – Ajo që e forcoi bindjen time ishte momenti kur zbulova fjalën “aseksual” në Tumblr. Aty kuptova se kishte dhe të tjerë si unë dhe nuk isha vetëm. (22 vjeç)
#4 – E dija që diçka nuk shkonte kur teksa dilja nga autobusi, shoqet e mia po çmendeshin pas një djali, ndërsa unë nuk ndjeja asnjë lloj gjëje. (24 vjeç)
#5 – E kuptova pak para se të kuptoja që jam gjithashtu biseksuale. Seksualiteti im është i lirë të evolojë, ashtu siç është edhe dëshira për seksin. (22 vjeç)
#6 – Pasi u ndava nga një lidhje e shpifur, ndalova së bëri “dating” dhe për thuajse dy vite s’kisha patur asnjë lloj marrëdhënieje seksuale. Aty kuptova që kjo gjëja s’po më mungonte fare dhe në fakt, mendoj se jam ndjerë më mirë. (22 vjeç)
#7 – Unë kurrë nuk kam dashur të bëj seks si adoleshente dhe e vetmja arsye që bëra në moshën 19 vjeç ishte sepse kisha qenë me të dashurin tim për 8 muaj dhe ai dhe pjesa tjetër e shoqërisë e bëri të dukej sikur ishte thjesht diçka që duhet ta bëjmë. (25 vjeç)
Burimi: Cosmopolitan