“Sikur të isha vaksinuar”, fjalët e fundit të pacientit që vdiq nga COVID-19
Fjalët e fundit të një njeriu që po vdiste nga COVID-19, ishin keqardhja që nuk u vaksinua.
Glenn Barrett, 51 vjeç, vdiq në Grimsby, North East Lincolnshire, javën e kaluar pasi luftoi me virusin për tre javë.
Ai kishte qenë me një grup shokësh duke shikuar Anglinë në Euro 2020, ku rreth shtatë persona dolën pozitiv.
Familja e tij tregoi se ai nuk ishte vaksinuar, por fjalët e tij të fundit për infermieret dhe mjekët ishin “Sikur të isha vaksinuar”, para se të vihej në koma të detyruar.
Kushëriri i Glenn, Ken Meech, i bëri thirre britanikëve që të marrin vaksinën, raporton The Sun.
“Ai ishte shumë i guximshëm dhe luftoi deri në fund me COVID-19 për tre javë dhe vdiq përderisa nëna po mbante në krahë”.
“Për të gjithë miqtë dhe familjen time, jini shumë të kujdesshëm dhe mbrohuni sepse ky virus nuk po zhduket”, tha ai.