
Befasi nga Dua Lipa: Koncert në Tiranë – Ndoshta mund ta bëj një këngë shqiptare
Pas vizitës së saj në Tiranë, këngëtarja Dua Lipa e shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku të pranishëm kanë qenë edhe gazetare.
“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sanny Hill” dhe që mund të ndihmoj sa do pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, ka thënë Dua.

Sa i përket festivalit të Sanyy Hill Festival Dua tregoi se pjesëmarrës do të jenë artisë të vendeve të ndryshme, shqiptarë gjithashtu, ndërsa nuk tregoi emra konkretë duke e lënë surprizë deri në moment të fundit.
“Në vitin 2021 presim që festivali të jetë 4 ditor”, ka thënë Dukagjin Lipa.
Sa i përket realizimit të një këngë me vlerat, traditat shqiptare, Dua u shpreh se ka ende shumë punë dhe ndoshta kjo mund të arrihet nëpërmjet modernes dhe tradicionales shqiptare.
Dukagjin Lipa: Kënaqësi të jemi këtu me ftesën e kryetarit, që e konsideroj mik personal, që në 2016 kemi bashkëpunuar, ne jemi proces të hapjes në Prishtinë të një fondacioni ku artistë e rinj do kenë mundësi të eksplorojnë aftësitë e tyre, urojmë ta kemi një të tillë edhe në Tiranë ndoshta në 2022. Ishte kënaqësi që Sunny Hill Foundation të jetë pjesë e saj.
Dua Lipa: Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qen këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu.
Cilët do jenë artistët në Sunny Hill?
Dua Lipa; Për cdo vit kemi artistë internacionale dhe shqiptarë. Nuk mund ta them kemi qejf ta mbajmë sekret është surprizë e madhe. Do jetë festival 4 ditor,
Dua Lipa: Po ndoshta e zgjat vizitën për të parë më shumë vende, për klip nuk e di kisha menduar me qejf.
Dua Lipa: Secili artist dhe shtet i kanë rregullat e veçanta dhe organizimi bëhet më i vështirë.
Kemi bërë një kërkesë për hapësirë tjetër për festivalin, për shkaqe të pandemisë dhe emrat që kemi , sigurimet e tyre , pa lejen e qeverisë për tubime masive nuk është e lejueshme, dhe Kosova nuk e ka në ligj ende tubimet masive.
Ndoshta një cover , do kisha shumë qejf të provoja pse jo
E ka shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë.
Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kena shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit.
Si ja dilni të jeni me këmbë në tokë?
Dua Lipa: Familja dhe shoqnia, ajo që bëj unë si punë është ëndrra ime, është gjëja që më lumturon më së shumti, po kush jam unë shpi jam veç Dua.
Për muzikën shqiptare, e ndjek.
Këngë të reja i kam gati për muajt që vijnë, shpresoj të pëlqehen.