Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Cili është sporti më i thjeshtë për të stërvitur gjithë trupin
Nëse nuk e gjeni veten te stërvitjet tradicionale kardio ose ushtrimet me pesha në palestër, mund të stërviteni pa qenë nevoja të shkoni në palestër dhe sportet e ofrojnë një gjë të tillë.
Një nga sportet që shërben për të stërvitur të gjithë trupin është noti. Noti konsiderohet si mënura më e thjeshtë për t’u stërvitur dhe konsderohet si një nga sportet më të mira të fitness-it për shkak se vendos në lëvizje të gjithë muskujt e poshtëm dhe të sipërm.
Noti jo vetëm që përfshin këmbët, por gjithashtu ndikon në pjesën e sipërme – muskujt e mesit dhe shpinës – dhe tricepsin.
Përpos këtyre, mushkëritë gjithashtu përfitojnë nga noti. Një studim i vitit 2016 doli në përfundimin se notarët kanë mushkëri më të forta se atletët e tjerë.
Disa nga përfitimet kryesore:
– rrit ritmin e zemrës pa e stresuar trupin tuaj
– tonifikon muskujt
– forcon muskujt
– rrit qëndrueshmërinë
Pavarësisht stilit të notimit, ju do të përdorni shumicën e grupeve të muskujve për të lëvizur në ujë. Teksa muskujt stërviten, noti e bën zemrën dhe mushkëritë më të forta Krahasuar me njerëzit joaktivë, notarët kanë rreth gjysmën e rrezikut ndaj vdekjes.