
Pse s’duhet ta mbani veten kur ju vjen për të qarë
Nëse ju qahet, mund të filloni që tani!
Lehtëson stresin
E qara largon manganin (një mineral që ndikon në ndryshimin e humorit) nga trupi. Ky mineral është 30 herë më i madh në sasi tek lotët, se sa në gjak. Sigurisht që ka mënyra të tjera për të larguar stresin, por nëse ju vijnë lotët, mos i mbani.
Forcon marrëdhëniet
I keni parasysh ato mbrëmjet e mbushura me lotë me miket, në fund të të cilave përfundoni duke i shprehur dashurinë njëra-tjetrës. E qara forcon marrëdhëniet dhe miqësitë, pasi tërheq një përgjigje mbështetëse nga njerëzit që ju rrethojnë.
Ju rregullon humorin
Nodnjëherë ju duhet një e qarë e mirë! Studimet kanë arritur në përfundimin se njerëzit ndihen më të lumtur, si fizikisht ashtu edhe fiziologjikisht, pasi derdhin lotë. Pse?
Studiuesit besojnë se lotët janë një mënyrë për të larguar lëndë kimike nga sistemi ynë, ndërsa çlirimi mendor i emocioneve na ndihmon të përballojmë situata të dhimbshme.
Burimi: Health