Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Detaje tronditëse nga vetëvrasja e 13-vjeçarit – Vëllai i vogël pa gjithë skenën
Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja e ditës së djeshme kur një 13-vjeçar u vetëvra aksidentalisht me një armë gjahu.
Mësohet se 13-vjeçari ruante bagëtitë e një fqinjit të tij i vetëm në mal. Ishte pikërisht pronari i dhenve, i cili i kishte dhënë atij armën, me të cilët ai fatkeqësisht u vetëvra teksa luante me të.
Gjithashtu, raportohet se me të në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë edhe vëllai i tij i vogël, vetëm 11 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e tmerrshme dhe ky i fundit ka bërë plot 2 orë rrugë në këmbë nga stani në shtëpi për të lajmëruar prindërit për atë se çfarë kishte ndodhur me të vëllanë.
Versioni i Policisë:
Policia e Matit ka vënë në pranga një 47-vjeçar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të natës së 30 korrikut, ku një 13-vjeçar vrau veten aksidentalisht.
Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin “Skëndërbeg”, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.) 47-vjeçari ishte bari në zonë dhe nuk ka lidhje familjare me të miturin.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.