Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Po shtohen rastet me COVID në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 3,788 mostra të marra.
Që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë konfirmuar gjithsej 108,365 raste pozitive, prej të cilëve 105,657 janë shëruar dhe 2266 kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15,221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë po vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim për t’u ruajtur edhe nga rreziku i përhapjes së variantit Delta.