Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Video/ Kapet peshkaqeni me 6,5 metrash në Durrës, kapiteni i anijes: I pesti, por ky më i rrezikshmi
Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen të madh në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.
Kapiteni, Kapllan Rama, thotë për Ora News se peshkaqeni peshon 650 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 6,5 metrash.
Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.
Kapiteni i anijes, Kapllan Rama ka rrëfyer për Ora News, momentin e kapjes së peshkaqenit gjigant nga peshkatarët. Ai thotë se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën dhe se është i pesti peshkaqen që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”, shprehet kapiteni për Ora News..
“Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu. Kur thellësi matësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’ti dalë përpara.
Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”, tha kapiteni i anije.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=wW4HbYl2-Ck