“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Zjarre edhe në Kosovë, një pjesë e Malit të Rugovës në flakë qe dy ditë
Pas Turqisë e Shqipërisë, zjarret kanë përfshirë edhe Kosovën. Një pjesë e malit të Rugovës, është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së enjtes.
Lajmin e ka konfirmuar inspektori i parandalimit Nijazi Gashi.
Ai ka thënë se zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por se tashmë thuajse është lokalizuar dhe s’ka rrezik.
“Po, zjarri ka përfshi një pjesë të Malit të Rugovës, saktësisht te fshati Shtupeq i Madh. Zjarri ka qenë i përhapur në shtatë vatra, por thuajse është lokalizuar tashmë. Zjarri ka filluar para dy ditësh, por falë intervenimit tashmë është larguar rreziku”, ka thënë Gashi./gazetaexpress/