Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Këngët serbe në Shqipëri përcillen me debate në Kosovë, reagon edhe Ceca
Prania e një numri relativisht të madh të turistëve nga Serbia në plazhet e Shqipërisë, ka ndikuar që atje sivjet të tingëllojnë zëshëm edhe këngët në gjuhën serbe. Por, jehonë më të madhe morën këngët e Cecës, ish-bashkëshortes së kriminelit dhe atij që njihet në Kosovë edhe si terroristi Arkan, marrë parasysh krimet e shumta që ai dhe ushtarët e tij kryen mbi popullatën civile shqiptare gjatë luftës së fundit.
Fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.
Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.
Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.