Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Detaje të tjera mbi vdekjen tragjike të këngëtares së famshme
“Amy Winehouse kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim dhe duke mos ngrënë si duhet”. Kështu thuet në librin më të ri, “27 Heaven” të Ian Halperin. Teksa citon mikun e këngëtares së famshme të ndjerë, ai vijon duke thënë se Amy ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.
“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar”, ka zbuluar Halperin.
Në librin dedikuar edhe ikonës së muzikës, Halperin shprehet se si Amy duhej dhe mund të ishte shpëtuar.
“Shoku që intervistova u shpreh se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Amy vinte nga një familje e mirë”, tregon autori i librit.
Ian shton se miku i këngëtares së ndjerë ka shtuar se “thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore”.
Nga ana tjetër kujtojmë se libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27-vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy.