Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Ndërron jetë gjashtëvjeçari nga Vërbica e Gjilanit, pasi e zënë dyert e oborrit (FOTO)
Një 6-vjeçar nga fshati Vërbicë e Gjilanit ka ndërruar jetë këtë të enjte në QKUK.
Ai është lënduar dje para mesditës, siç ka njoftuar policia në rrethana të panjohura, ku është zënë nga disa dyer të metalta, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i ati i tij përmes rrjeteve sociale.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdek djali jem Florian Matoshi”, ka shkruar ai duke njoftuar se varrimi i tij do të bëhet të premten me kohën e faljes së Namazit të Xhumasë.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në Spitalin privat SWIS-CLINIC”, ka konfirmuar Ismet Hashani, Zwdhwnws i Policisw pwr Rajonin e Gjilanit.
“Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftu se fëmija ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori I shtetit I Krimeve të rënda si dhe inspektori I punës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit”.
