
VIDEO/ Lamtumira me lot në sy e Messit
Kurrë s’e kam menduar se do të vijë kjo ditë që të largohem nga Barcelona, ka thënë Messi me lot në sy në konferencën lamtumirëse në Nou Camp.
“Kurrë nuk e kam menduar se do të vijë kjo ditë. Nuk e kam parafytyruar këtë ditë kurrë dhe se do të largohesha kështu. Kisha dashur stadiumin me shumë tifozë” – u shpreh Messi.

Ai tregoi edhe për momentin kur Barcelana e kishte njoftuar se duhej të largohej sepse nuk mund t’ia plotësonte më kushtet.
“Kur e kuptova ishte si një dush i ftohtë. Po mundohemi të mësohemi me realitetin në çdo mënyrë. Kur të largohem nga këtu sot do të jetë edhe më e vështirë. Por, njerëzit e mi i kam afër dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Dhe kur të filloj do të ndihem më mirë” – tregoi Messi.
Përderisa Messi po mbante konferencën, mijëra shikues ishin mbledhur para stadiumit të Barcelonës.
Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.
Messi pritet që t’i bashkohet ekipit të njohur francëz, Paris Saint Germain.