Shënohen 263 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765. Në total numri i rasteve aktive është 2.271.