Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Dy të vdekur nga Covid-19 sot në Kosovë
Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843. Në total numri i rasteve aktive është 2.640.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës. Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
