Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

A do ta përkrahë Vetëvendosje Jasharin për ta mposhtur Lushtakun në Skenderaj
Gara për kryetarin e ardhshëm të Skenderajt pritet të jetë ndër më interesantet në zgjedhjet e ardhshme komunale në Kosovë. Kjo komunë, njihet si bastioni i PDK-së. Atje, kanë qenë kryetar si Sami Lushtaku ashtu edhe Bekim Jashari.
Pak ditë para se PDK të kandidonte Lushtakun, në Skenderaj u zhvillua një takim mes Sami Lushtakut e Bekim Jasharit. Qëllimi ishte që Jashari të tërhiqej dhe ta pranonte vetëm kandidaturën e Lushtakut.
Por, konsensusi mungoi dhe Lushtaku e Jashari do të shkojnë në zgjedhje si rivalë kundër njëri tjetrit.
Aktualisht nga mbështetësit e Bekim Jasharit në Skenderaj, sipas burimeve të Republika Post, ka ardhë një propozim në Vetëvendosje që ai të jetë kandidat i pavarur, por që do të përkrahet nga Vetëvendosje. Krejt çka duhet të bëjë në këtë rast Vetëvendosje është që të mos kandidojë askënd për kryetar të kësaj komune, por ta mbështetë kandidaturën e pavarur të Bekim Jasharit. Kështu, sipas këtyre burimeve, do të mund të arrihej qëllimi që PDK ta humbë për herë të parë Skenderajn.
Përndryshe, Drenasi dhe Skenderaj, nga PDK po shihen si dy komuna në të cilat kjo parti e ka fitoren mëse ët sigurtë. Por, me kandisaturën e Bekim Jasharit, matematikat mund të jenë prishur.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Vetëvendosje, e cila garoi bashkë më listën Guxo, arritën një fitore prej 50 për qind. Ndërkaq nëse shihen tabelat nëpër komuna, VV prinë në shumicën prej tyre.