Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Dy të vdekur dhe 1009 raste të reja me COVID-19
Ka vazhduar trendi i rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar 1009 raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëshit të fundit janë shëruar 82 persona, ndërsa janë bërë 6784 testime.
Në Kosovë momentalisht janë 4414 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 112.653 raste, ndërsa gjithësej janë shëruar 105.963 persona.
Në 24 orët e fundit ne Kosovë janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.
MSH ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të vaksinohen si masë preventive e COVID-19.