Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

11 vjeçari niset këmbë për të bërë mbi 330 kilometra – Ky është misioni i tij
I frymëzuar pjesërisht nga aktivistja Greta Thunberg, djali nga Yorkshire i ka sfiduar kodrat, shiun dhe dyshimet përgjatë udhëtimit prej më shumë se 330 kilometrash drejt Kuvendit të Britanisë në Londër.
Walker thotë se një taksë kundër karbonit është hap thelbësor për ta ngadalësuar rrugën e njerëzimit drejt asaj që ai e quan botë distopike, shkruan Reuters.

“Tani dimë shumë më shumë rreth ndryshimeve klimatike dhe mendoj se një taksë karboni do të ishte përfundimisht një ndër zgjidhjet më të dobishme për këtë”, tha britaniku i ri për agjencinë Reuters përderisa ecte nëpër Woburn Sands, qytezë rreth 30 kilometra në veri të Londrës.
Ai dëshiron që njerëzit të nënshkruajnë një peticion që bën thirrje për taksë kundër karbonit. Deri më tani, peticioni është nënshkruar nga gati 57.000 njerëz. Nëse shifra arrin në 100.000, letra do të shqyrtohet për debat nga Kuvendi.

Walker po ec nga 16 kilometra në ditë, i shoqëruar secilën ditë nga anëtarët e familjes ose nga shokët. Pritet që ecja e tij të përfundojë të shtunën.