Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
21-vjeçarja qëllohet për vdekje me armë nga fëmija i saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një nënë 21-vjeçare është qëlluar aksidentalisht me armë nga fëmija i saj teksa ishte në një mbledhje në zoom.
Sipas mediave, një nga pjesëmarrësit në takimin e Zoomit telefonoi numrin e urgjencës pasi pa një fëmijë që u shfaq në sfond dhe u dëgjua një e shtënë. 21-vjeçarja u rrëzua pa ndenja në tokë dhe kolegët që ishin në zoom menduan për më të keqen.
Fatkeqësisht, policia që shkoi në vendngjarje konfirmoi skenarin e zymtë, gruaja 21-vjeçare u vra aksidentaisht nga fëmija i saj. Gruaja, e identifikuar si 21-vjeçarja Shamaya Lynn e cila kishte dy fëmijë me bashkëshortin e saj.
Hetuesit po punojnë me Prokurorinë e Shtetit në rajonin Seminole për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza në lidhje me ngjarjen.