Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Arben Vitia edhe zyrtarisht kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje kandidon Arben Vitinë, ministrin e Shëndetësisë, në garën për kryetar të Prishtinës.
Bëhet e ditur se ky organ partiak i LVV, tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës.
Gjithashtu pritet të zyrtarizohen kandidaturat edhe të kryetarëve aktualë të Prizrenit dhe Podujevës, Mytaher Haskuka dhe Shpejtim Bulliqi.
Kreu i LVV-së, një ditë më parë ka konfirmuar kandidaturën e deputetes Mimoza Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.
Deri tani në garë për kryetar të Prishtinës, subjektet politike kanë konfirmuar kandidaturat e Përparim Ramës (LDK), Uran Ismailit (PDK), Daut Haradinajt (AAK) dhe Selim Pacollit (AKR).