
Peshkaqeni i afrohet plazhit/ Pushuesit ia mbathin menjëherë (FOTO)
Pushuesit britanikë në një plazh të Spanjës janë tmerruar së tepërmi kur një peshkaqen, rreth 8 metra i gjatë u shfaq në breg të detit.
Plazhistët në Benidorm ishin të shumtë në ato momente në plazh, por teksa pikasën praninë e grabitqarit ujorë dolën me shpejtësi të tmerruar.
Për mediat, pushuesit, kryesish britanikë janë shprehur të tmerruar:
“O zot, ishte tepër i madh, përpëlitej në ujë. Nuk e keni idenë se sa e frikshme ishte ta shikoje nga afër”.
Sakaq, policë të zonës, por edhe rojet bregdetare kanë mundur ta shpëtojnë peshkaqenin dhe ta lejojnë të notojë në thellësi.