Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

16-vjeçari me makinë futet në market, përplas nga mbrapa gruan e cila po blinte
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përfunduar në ambientet e një marketi dhe ka goditur nga mbrapa një grua e cila po kryent blerje në dyqan.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës tek furgonat e Kaninës, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije gjendja e gruas së lënduar.
Fuoristradë X5 është futuar në një market. E plagosur ka mbetur një grua e cila po blinte në market dhe papritur u godit nga mbrapa, raporton për BalkanWeb. Nga ana tjetër gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Vlorës.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.