Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
VIDEO/ Kaosi në Afganistan, CNN hyn në bazën e vjetër amerikane
Një ish-bazë ushtarake e ushtrisë amerikane tashmë është në duart e talebanëve, teksa e ardhmja e Afganistanit është sot më e paqartë se kurrë. Gazetarja e CNN Klarisa Uard raporton ekskluzivisht nga ajo çka ka mbetur nga kampi i Andar, në provincën afgane të Gaznit.
Kjo është ajo çka ka mbetur nga prania e ushtrisë amerikane. Mbetje të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake të ushtrisë amerikane, tashmë në dorë të talebanëve. Dikur kishte mijëra turpa ushtarake amerikane dhe ato të NATO-s në provincën e Gaznit, në kampin e Andar. Amerikanët e fundit u larguan vite më parë. Por kujtimet e tyre kanë mbetur këtu si fantazma.
Talebanët i siguruan akses grupit të CNN, gazetares dhe kameramanit, për të treguar jo vetëm pasojat e luftës këtu por edhe frikën.
Gazetarja: Sapo mbërritëm në një tjetër bazë ushtarake amerikane dhe sapo mbërrita, pashë një numër të madh makinash ushtarake.
Sipas talebanëve, forcat afgane këtu u dorëzuan 3 javë më parë kur u mbaruoi ushqimi, duke lënë këtu gjithçka, armë dhe municione.
Gazetarja: Kur amerikanët ishin këtu, ju dhe burrat tuaj, ishit këtu për ta sulmuar këtë bazë?
Burri: Po, shumë herë e kemi sulmuar këtë bazë kur amerikanët ishin këtu. Kemi bërë disa operacione. Amerikanët kishin helikopterëte tyre, armë dhe tanqe në terren por ne muxhahedinët rezistuam vëttet mirë.
Tani ata jetojnë qark asaj që dikur ishte baza e ushtrisë amerikane. Gjithçka me vlerë e lënë pas është marrë dhe është shitur.
Gazetarja: Të ecësh mes asaj çka ka mbetur nga baza amerikane, të bën të pyesësh veten. Për çfarë ishte kjo?
Eksperimenti i Amerikës për ndërtimin e një kombi, tani është shndërruar thjesht në pluhur.
Burri: Ne besojmë se një ditë muxhahedinët do të fitojnë. Dhe ligji islamik do të mbizotërojë jo vetëm në Afganistan, por në mbarë botën. Nuk e kemi me nxitim. Ne besojmë se një ditë do të vijë. Xhihadi nuk do tw mbarojë deri ditën e fundit.
Është e habitshme kur këto deklarata vijnë nga grupi, besimi i të cilëve ka në fokus paqen. Ata vazhdojnë ofensiven e tyre të përgjakshme. Qëkur amerikanët nisën të tërheqin trupat e tyre ushtarake në maj, ofensiva e talebanëve ka përparuar në mbarë vendin, në një nivel alarmant.
“Në rrugën e vjetër apo autostradën e Gaznit, kaluam bazë pas baze, kudo ku ka patur amerikanë. Edhe më poshtë, pranë pazarit, situata është e njëjtë.
Talebanët kanë pushtuar edhe cepat e pazarit, pikërisht në vendin ku amerikane erdhi 20 vite më parë, me qëllim për t’i shkatërruar grupet ekstremiste.
Shumë pranë xhamisë së Gaznit gjejmë një klasë, vetëm për vajza të vogla. Por mësuesit e tyre thonë se ato marrin vetëm mësime për fenë dhe kurrsesi nuk mund të mësojnë si në shkolla normale. Në darkë, ndahem nga kolegu im kameraman dhe qëndroj në një pjesë të shtëpisë kuka vetëm femra, bashkë me fëmijët”.
Gazetarja: Kam folur me gratë dhe vajzat e kësaj shtëpie dhe i kam premtuar se kurrsesi nuk mund të shfaq fytyrat e tyre, por është e çuditshme sepse talebanët flasin shumë për mënyrën sesi situata ka ndryshuar, sesi vajat tani mund të shkojnë në shkollë. I pyeta nëse ndonjë nga këto vajza do shkojë në shkollë dhe më thanë, absolutisht jo. Vajzat nuk shkojnë në shkollë. Kur i pyeta përse, më thanë: Talebanët thonë është keq. Këtu funksionon vetëm ajo që thonë talebanët dhe kështu duket se do të jetë përsëri e ardhmja e talebanëve. Videot ne KETU