Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Miratohet edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12 vjeç.
“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe Vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”.