Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
VIDEO/ Mijëra afganë duan të arratisen, të paktën pesë të vrarë në aeroportin e Kabulit
Qytetarët afganë që nuk mbështesin talibanët si dhe ata që ishin të punësuar për shtetet perëndimore, më çdo kusht po provojnë të ikin nga vendi nga frika e hakmarrjes ndaj tyre.
Forcat talibane tashmë kanë marrë nën kontroll vendin si dhe kanë zgjedhur udhëheqësit e rinj pas largimit të trupave amerikane dhe ikjes së regjimit afgan që bashkëpunonte me SHBA-në.
Në Aeroportin e Kabulit, trupat amerikane ende e kanë kontrollin, duke bërë përpjekje që të largojnë nga ky vend stafin e rrezikuar.
Të paktën pesë persona janë vrarë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti afgan, thanë dëshmitarët për Reuters.
Një dëshmitar tha se kishte parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një dëshmitar tjetër tha se nuk ishte e qartë nëse viktimat u vranë nga të shtënat me armë apo në një rrëmujë.
Trupat amerikane, të cilët janë përgjegjës për aeroportin, qëlluan më herët në ajër për të shpërndarë turmën, tha një zyrtar amerikan.
Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që prej ditës së djeshme, pasi afganët po përpiqen të largohen nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.