Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Video/ Futbollisti rrëzohet në fushë, rikthehet skena e Eriksen
Një lojtar i Bordeaux u rrëzua në tokë në kohën që ishte vendosur në murin mbrojtës, gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.
Samuel Kalu u shtri pa ndjenja në tokë kur Payet i Marseille po merrte vrull për të goditur. Arbitri ndaloi menjëherë lojën, ndërkohë që të gjithë lojtarët nisën të thërrisnin stafin mjekësor.
Fatmirësisht, Kalu u përmend dhe u zëvendësua. Këto skena sollën alarm në Francë, pasi iu kujtuan ngjarjet në Kampionatin Europian, ku episod i tmerrshëm ndodhi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Danezi Christian Eriksen humbi ndjenjat kur kishte topin në kontroll, duke mos lëvizur më për disa minuta. Ndërsa ai menjëherë u dërgua në spital dhe pati një ndërhyrje në zemër.
