Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Deklarohet Kurti: Po bisedojmë me SHBA-në për strehimin dhe mbrojtjen e afganëve
Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në për përgatitjet që po bëhen për strehimin e një numri ië afganëve të larguan nga Afganistani, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ai tha se Kosova është shtet serioz dhe duhet ta dëshmojë solidaritetin në rastin e strehimit të afganëve që po përballen me një situatë aspak të lakmueshme.
Kryeministri Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke thënë se shpreson që të ketë sa më pak viktima ditëve në vijim.
Kurti në një konferencë për media, deklaroi se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.
“Qytetarët kudo në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me SHBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit. Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, deklaroi Kurti.
Kryeministri tha se është ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i stafit në Kryeministri, në krye të ekipit që po bëjnë bisedime me aleatët e SHBA-së.
“Ne e kemi SHBA-në aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshme dhe çështja e strehimit të refugjatëve përveç aspektit humanist nga ana jonë, e ka edhe dimensionin nga partneriteti me SHBA-të. SHBA na kanë mbështetur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e kontributit tonë përkundër ndihmës së tyre të madhe për popullin tonë”, tha mes tjerash ai.
Kurti bëri të ditur se hollësitë për refugjatët janë duke u diskutuar me SHBA-në dhe se kur ata të kenë njoftimet konkrete për numrin e tyre, do të bëjnë publike të dhënat edhe në Kosovë.
Ndryse, Afganistani është bërë kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin.
E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.
Në momentin që ata kanë shpallur fitoren në këtë qytet, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit.