Aeroporti “Adem Jashari” njofton udhëtarët për rregulla të reja
Zyra për komunikim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përmes një komunikate për media njoftoi të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë se janë shtuar rregulla të reja.
Për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë Aeroporti “Adem Jashari” ju rikujton se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit.
Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:
“-Testet për COVID 19-
-Dokumentacionin e vaksinimit
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen çdo ditë për shkak të pandemisë
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit për shkak të pandemisë-Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit
-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit
Po ashtu ju lusim që të rishikoni rregullat e hyrjes në shtetet ku ju udhëtoni para paraqitjes suaj në sportelet e ANP-së (check-in) e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve për shkak të kontrollit të dokumenteve të lartëshënuara.
Më tej, ju njoftojmë se jemi duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve dhe mirësisht ju lusim për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e tyre.