
Haradinaj viziton familjen e Hashim Thaçit, i ndanë dekoratë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Por Haradinaj nuk shkoi i vetëm. Me vete mori edhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtakun.

Haradinaj në lidhje me këtë vizitë ka shkruar në Facebook, se përtej dallimeve politike, beson fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës dhe atë të Hashim Thaçit.
“Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarë tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.