Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?
Pamje rrëqethëse/ Nënat afgane hedhin fëmijët përtej murit me tela me gjemba, i luten ushtarëve: Merrini
Pamje tmerruese vijnë çdo ditë nga Afganistani që ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave botërore për shkak pushtimit nga talebanët.
Në videon e publikuar sëfundmi duken nënat e dëshpëruara që hedhin foshnjet e tyre përtej murit rrethues të Aeroportit të Kabulit.
Nga nevoja për t’i siguruar një jetë më të mirë fëmijëve nënat afgane po bëjnë çmos që t’i nxjerrin nga Afganistani.
Situata në Kabul ka dalë jashtë kontrollit, dhe gratë po hedhin foshnjet sipër telave me gjemba duke iu përgjëruar ushtarëve që t’i merrnin.
Nuk dihet se çfarë fati do të kenë fëmijët, a do të mbërrijnë në Perëndim apo jo, pasi nëse ata nuk ndodhen nën shoqërinë e të paktën një prindi nuk mund të dërgohen jashtë.