Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Paris Hilton do të vesh 10 fustane në dasmën e saj
Çfarë? Menduat se Paris Hilton do bënte një ceremoni private në gjykatë apo diçka “të vogël”? Sigurisht që jo. 40-vjeçarja padyshim që do të martohet me një dasmë ekstravagante 3-ditore, që do të përfshijë deri në 10 veshje të ndryshme. Familja e saj është në biznesin e eventeve, në fund të fundit.
Hilton, e cila është fejuar me Carter Reum që nga shkurti, zbuloi në “The Tonight Show” se, ndërsa planifikimi i dasmës është një dhimbje koke, pjesa e modës është mjaft argëtuese. Përzgjedhja e fustaneve është e në thelb, e vetmja gjë që ajo ka bërë.
Dasma e Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri.
“Doja që fansat e mi të shihnin se gjeta princin tim simpatik, të shihnin fundin tim të lumtur të përrallës!”
Sa i përket muzikës, çifti do të rezervojë një DJ dhe një grup muzikor, sepse kur martesat tuaja zgjasin tre ditë, keni nevojë për shumë argëtim. Hilton do të veshë “ndoshta 10” fustane gjatë rrjedhës së ngjarjes, duke thënë se i pëlqejnë ndryshimet e veshjeve.