
Përparim Rama demanton lajmet se ka aplikuar me ID të UNMIK-ut në KQZ
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka dematuar lajmet që thonin se ai ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me letërnjoftim të UNMIK-ut. Rama ka thënë se ka aplikuar me letërnjoftim të Kosovës dhe se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje kandidatura e tij nga KQZ-ja, siç kishin raportuar disa media.
Sipas tij, në KQZ ka ndodhur ndonjë gabim teknik.
“Nuk e di pse ka dalë ai lajm, unë letërnjoftimin e kam të Kosovës, janë numrat nga letërnjoftimi i Kosovës”, deklaroi Rama duke mos e përjashtuar mundësinë që të ketë ndodhur ndonjë gabim teknik në KQZ.
Sipas tij, gjithçka duhet të rregullohet deri të premten.
“Prej anës time çdo gjë është në rregull. Me siguri ky problem teknik do të rregullohet deri të premten”, ka deklaruar Rama.