Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Vuçiq nuk e pranon demokracinë: Vetëm Lista Serbe përfaqëson serbët, askush tjetër
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se uniteti e ruan identitetin dhe është mbijetesë për serbët në Kosovë.
Ai ka theksuar se ata që nuk bashkohen me Listën Serbe në zgjedhjet lokale do ta kenë të vështirë që ta fitojnë besimin e qytetarëve, raporton Kosovoonline.
Ai para gazetarëve ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel.
“Neve na duhet të flasim dhe shpresojmë që Prishtina do ta kuptojë se është e domosdoshme që të flitet. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe lënie e problemeve tek gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.