Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Edhe sot shifra rekorde dhe katër të vdekur me COVID
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2250 raste të reja me COVID-19 nga 11.814 testime të kryera, ndërsa janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes.
24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës, sipas të dhënave zyrtare, 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.
Në total numri i rasteve aktive është 16.341.