Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Për çfarë përdoren certifikatat SSL?
SSL, që do të thotë “secure sockets layer”, është një mënyrë për të parandaluar përgjimin dhe ndërhyrjen në komunikimet midis shfletuesve dhe faqeve të internetit. Për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt, verifikon identitetin e operatorit të faqes së internetit dhe e përfshin atë verifikim në kriptimin që përdor për të mbrojtur mesazhin. SSL u zhvillua midis mesit të viteve 1980 dhe mesit të viteve 1990, por mbetet një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të mbrojtur të dyja palët nga mashtrimet.
Kur keni të instaluar një “certifikatë” SSL, faqja juaj e internetit mund të aksesohet duke përdorur protokollin HTTPS (“Hypertext Transfer Protocol Secure”) në vend të HTTP të zakonshëm. Prapa skenave, certifikatat përbëhen nga algoritme të ndërlikuara dhe kanale komunikimi të mbrojtura. Edhe pse të gjitha ofrojnë një përmirësim të sigurisë, sa më i besuar të jetë autoriteti i certifikatës, aq më shumë mund të ngarkojë (tarifojë) për certifikatat që lëshon.
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në Blog: https://bit.ly/3kgGAX0