
U fotografua me Norën, Roberti tregon të gjitha përmes Instagramit(FOTO)
Një foto nga aeroporti i Prishtinës në të cilat ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi shfaqeshin bashkë solli shumë huti nëse ata janë ribashkuar.
Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee janë parë dje në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.
Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, Roberti ka publikuar foto nga pushimet ku shfaqet së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me këtë rast na tregoi dhe destinacionin ku ata ndodhen, në Bodrum të Turqisë.
Burimet të Prive saktësuan se nuk bëhet fjalë për ndonjë ribashkim, ashtu siç thonë disa portale së fundmi, por vetëm për një pushim me vajzën, Renée dhe nënën e Norës, zonjën Suzanë.
Këtë na e ka konfirmuar edhe vet Roberti.

Ai përmes rrjeteve sociale, pas mbërritjes në resortin e planifikuar në Turqi ka publikuar pamje të Renée duke e shijuar në maksimum të gjithë pushimin.
Duke e parë lumturinë e vajzës, qëllimi mund të themi me plot gojë që është arritur dhe asgjë nuk vlen më shumë se kaq!
