Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një grua dhe lëndohen pesë të tjerë
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku si pasojë një grua 67-vjeçare ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar një informatë për një vetaksident në fshatin Hereq të Gjakovës ku si pasojë një grua 67-vjeçare ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë lënduar rëndë por janë jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur Graishta.